Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) gjatë një takimi që pati sot me zëvendës ministrin e Financave, Hyzer Gashi, ka shprehur shqetësimin lidhur me taksën rrugore të vendosur nga shteti shqiptar.
Gjatë këtij takimi u vunë në pah pasojat që mund të ketë ekonomia e përbashkët nga vendosja e këtyre çmimeve, që cilësohen të jenë të larta në krahasim me vendet e rajonit dhe kushtet që ajo ofron.
Oda e Afarizmit vlerëson se humbjet më të mëdha do të pësojnë bizneset e të dy vendeve dhe Porti i Durrësit, duke thënë se kjo taksë do të ndikojë direkt në ngritjen e kostove edhe për qytetarët.
Ky shqetësim i OAK-së bazohet në faktin se këto taksa dëmtojnë rëndë shkëmbimin tregtar, dhe kanë impakt direkt në bizneset dhe Portin detar të Durrësit, andaj nga qeveria kërkohet reagim dhe presion, në mënyrë që çmimet e këtyre kostove të jenë më të ulëta, duke arritur një marrëveshje të përbashkët nga institucionet përkatëse të të dy vendeve.
Në këtë mënyrë, OAK mendon që taksë duhet të ketë, por duhet të bëhet ulja e çmimit, në mënyrë që të jenë të përballueshme dhe të përgatiten oferta në baza vjetore për biznese dhe qytetarë.
-
OAK kundërshton vazhdimin e tarifës për dorëzimin e parave të imta
-
OAK-u u drejton kërkesa deputetëve në emër të sektorit privat
-
OAK kërkon me urgjencë uljen e normave të interesit
-
OAK kërkon shtyrje edhe për 3 muaj të kredive dhe tatimeve
-
OAK-u kërkon lehtësira në qarkullim për bizneset e Shqipërisë dhe Kosovës