Rron Gjinovci, drejtor Ekzekutiv i ORCA-s, ka thënë se me organizatën e tij, brenda një muaji kanë monitoruar 1177 ligjërata.
Prej këtij procesi ka dalë se 218 ligjërata nuk janë mbajtur fare.
Bëhet fjalë për monitorim në tri fakultete të UP-së, në Ekonomik, Juridik dhe të Filozofik.
“Në total i bie se rreth 20 për qind e ligjëratave nuk janë mbajtur. Ky raport pritet të publikohet shumë shpejt”, ka thënë Gjinovci.
Ai ka kumtuar gjithashtu edhe të gjeturën se më shumë se gjysma e profesorëve nuk i kanë mbajtur konsultimet në orarin e shënuar në dyert.
“Procesi i mësimit në UP është jashtëzakonisht i pambikëqyrur ndërsa që pagat në Universitetin e Prishtinës, mesatarja del diku rreth 2 mijë euro në muaj, që është pagë më e madhe se e një ministri”, ka thënë Gjinovci.
Gjinovci ka thënë se nga 131 kandidatë që janë vlerësuar pozitivisht për t’u avancuar në pozita të ndryshme në Universitetin e Prishtinës, ORCA ka vërejtur se 74 prej tyre nuk i përmbushin as kriteret minimale sa i përket punimeve shkencore.
“Më shumë se gjysma e të rekomanduarve nuk i kanë përmbush kriteret. Po të mos ishim ne dhe mediat t’i monitoronim ata ishin avancuar siç ka ndodhë zakonisht në UP. Prej 57 kandidatëve që ne i kemi vlerësuar Senati i ka marrë 44 pozitivë, ndërsa në emër të rizgjedhjes diku rreth 30 pozita janë avancuar”, ka thënë Gjinovci.
OCRA ka gjetur se 20 për qind e ligjëratave në... by kohanet