Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

O’Connell i bashkohet dhimbjes së popullit të Kosovës për masakrën e Reçakut

Foto: Koha / ilustrim

Ambasadori britanik në Kosovës, Ruairi O’Connell, ka përkujtuar viktimat e masakrës së Reçakut në 20 vjetorin e masakrës.

O’Connell, në një postim në Facebook, ka thënë se bashkohet me popullin e Kosovës për të përkujtuar viktimat e Reçakut, por edhe të gjitha viktimat në 30 vjetët e fundit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Sot bashkohem me popullin e tërë Kosovës për të përkujtuar, për një moment, viktimat e vrasjeve në Reçak, dhe të gjitha viktimat në tridhjetë vjetët e fundit”, shkroi ai, raporton Koha.net.

Paqja në Ballkan, tha ai, varet nga drejtësia për ta dhe familjet e tyre.