Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

O’Connell: Do t’i përkrahim të mbijetuarit e dhunës seksuale në Kosovë

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairí O’Connell, ka mirëpritur vendimin e Qeverisë për mbështetje buxhetore ndaj të mbijetuarve të dhunës seksuale të luftës së fundit në Kosovë.

Ai konsideron se ky është një hap i rëndësishëm si dhe ka bërë thirrje të vazhdojë rishikimi i nivelit të mbështetjes financiare.

Postimi i O’Connell në Facebook:

E mirëpres vendimin e Qeverisë që të alokojë buxhetin për të mbështetur të mbijetuarit e dhunës seksuale në Kosovë. Ky është një hap i rëndësishëm për të njohur efektin që ka dhuna seksuale në konflikte. I bëj thirrje qeverisë që të vazhdojë të rishikojë nivelin e mbështetjes, tani që Komisioni Qeveritar fillon punon. Të mbijetuarit përballen me sfida specifike, përfshirë këtu stigmën dhe diskriminimin. Ne të gjithë duhet t’i përkrahim ata. Ambasada Britanike është krenare të punojë me të mbijetuarit dhe t’u ndihmojë të zgjidhin problemet me të cilat ata përballen.

LEXO EDHE: Presidenti premton mbështetje institucionale për viktimat e dhunës seksuale

Artikuj të ngjashëm