Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Objekti i vjetër i MMPS-së i lihet Zyrës së BE-së

Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova, dhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, kanë nënshkruar sot Memorandum të Mirëkuptimit në bazë të të cilit ndërtesa e MMPS-së (objekti i vjetër) zyrtarisht iu dorëzua Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë.

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale është vendosur në ndërtesën e ish-Aneksit të EULEX-it, ndërsa Departamenti i Pensioneve në aneksin e ndërtesës së ish- Bankës së Lubjanës.

Palët konfirmuan se bashkëpunimi ndërsjellë do të vazhdojë.

Artikuj të ngjashëm