Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Objekti i MKRS-së mbushet me mbishkrime lidhur me pagesën e Jakupit

“Teknokratëve pasanikë 7500€, klasës punëtore as 200€”

Mëngjesin e së shtunës ky shkrim ka mbushur muret e jashtme të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

E shkrimi lidhet me diskutimin ditëve të fundit që ka nxitur angazhimi i Gani Jakupit si konsulent i jashtëm për ambasadorin e Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, me pagën prej 7,500 euro.

E, shkrimi duket se është shkruar në muret e MKRS-së për shkak të profesionit të Jakupit si artist.

Paga e Jakupit ka bërë bujë në Kosovë, duke u kritikuar si shumë e lartë.

Por, Ministria e Punëve të Jashtme me një reagim për këtë çështje ka thënë se pagesa e Jakupit nuk është pagë.

Edhe Gërvalla e quan modeste pagesën mujore prej 7.500 eurosh të Gani Jakupit LAJMET E MBRËMJES Gërvalla e quan modeste pagesën mujore prej 7.500 eurosh të Gani Jakupit

“Shuma e kompensimit material nuk përbën një pagë të mirëfilltë, por përfshin të gjitha shpenzimet që lidhen me përmbushjen e kontratës, pra ndër të tjera edhe mbulesën e kostos jetësore dhe të shpenzimeve të tjera për angazhim profesional në Bruksel”, thuhet në komunikatën e MPJD-së.