Objekti i Kryqit të Kuq të Kosovës-Dega në Podujevë nuk është funksionalizuar as pas nëntë vjetësh prej kur është ndërtuar. Mungesa e mjeteve ka bërë që pas ndërtimit të punës së vrazhdë punët e tjera të mbesin të pakryera. Bile, për këto vjet objektit i janë dëmtuar edhe kulmi e muret e brendshme.
Është dashtë të shpenzohen rreth shtatë mijë euro vitin e kaluar për të rinovuar kulmin dhe ato mure. Kryetari i këtij institucioni, Ahmet Ahmeti, që është edhe shef i personelit në Komunën e Podujevës ka thënë se sivjet pritet të funksionalizohet ky objekt, shkruan sot Koha Ditore.
“Në objektin në ndërtim të Kryqit të Kuq të Kosovës, Dega në Podujevë, vitin e kaluar është investuar në rregullimin e pullazit dhe disa mureve ndarëse brenda objektit. Dega e Kryqit të Kuq të Kosovës në Podujevë tashmë ka siguruar mjetet e nevojshme materiale dhe gjatë këtij viti do të përfundojnë të gjitha punët në funksionalizimin e objektit të ri”, ka thënë ai.
Por, për sekretarin e degës së Kryqit të Kuq në Podujevës, Vail Shala, kjo nuk është krejt e sigurt. Ai ka thënë se do të bëjnë përpjekje që ta funksionalizojnë vetëm katin e dytë të këtij objekti.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Objekti i administratës së Podujevës s’përfundon as pas tetë vjetësh
-
Kryqi i Kuq i Podujevës prej një viti në objekt me qira
-
Administrata komunale e Podujevës bartet në objektin e ri me shtatë vjet vonesë
-
Komuna nuk e funksionalizoi për 9 vjet, demolohet objekti në Herticë të Podujevës
-
Problemet teknike zvarrisin përfundimin e objektit të administratës në Podujevë