Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, së bashku me drejtorin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Ibush Mjekiqi, kanë takuar ministrin e Ministrisë së Shëndetësisë, Uran Ismaili.
Me këtë rast kërkua përkrahje në fushën e implementimit të Ligjit për Obiliqin, rritjen e stafit shëndetësor, mundësinë e ndërtimit të QMF-ve në fshatin Milloshevë e në lagjen "Hade e Re" në fshatin Shkabaj dhe sigurimin e një autoambulance.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas një postimi të Gashit në facebook, përveç njoftimit për punët që janë duke bërë këto dy institucione, në këtë takim u diskutua edhe mundësia e bashkëpunimit në sferën e shëndetësisë.
Ministri Uran Ismaili shprehi gatishmërinë e tij dhe institucionit që ai drejton për të ndihmuar komunën në realizimin e këtyre kërkesave.