Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës të kryesuar nga kryetari i bordit të OAK-së, Skender Krasniqi, nga i cili është informuar për shqetësimet e afaristëve në lidhje me vjedhjet e shumta që po ndodhin kohëve të fundit nga persona të pa ndërgjegjshëm.
Krasniqi kërkoi nga ministri Sefaj që të merren parasysh shqetësimet e afaristëve, pasi kjo dukuri është në rritje dhe dëmi që po pësojnë bizneset po janë të mëdha.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërsa, Lulëzim Begaj, anëtar i bordit i OAK-ut, njëherësh pronar i Kosmonte Foods, e njoftoi ministrin Sefaj me raste konkrete të plaçkitjeve në pronën e tij, por edhe të bizneseve tjera, transmeton kp.
Ai po ashtu foli edhe për pasigurinë që po e kanë pas vjedhjeve të mëdha që po u bëhen atyre. Begaj, u shpreh shumë i indinjuar nga mos efikasiteti i organeve të drejtësisë për zbulimin e rasteve.
Edhe përfaqësuesi i Elkos Group, Arsim Selmonmusaj, tregoi për nevojën imediate të përmirësohet gjendja e sigurisë e me theks të veçantë për sektorin privat.
Nga ana e tij, ministri Sefaj premtoi se do të mundohet t’i adresojë të gjitha kërkesat e tyre, pasi është mjaft i interesuar që të ofrojë një ambient sa më të sigurt për biznes, duke qenë se afaristët janë ata që krijojnë mirëqenien dhe zhvillimin ekonomik.
Në takim u diskutua edhe për mundësit e pajisjes së sigurimit me armë, në mënyrë që të kenë mundësi të mbrojnë pronën ku ata mbikëqyrin. Ndër të tjera u kërkua që të vihet në prioritet zgjidhja e rasteve të bizneseve pasi kjo po krijon pasiguri për të investuar më tutje.