Kryetari i Odës Amerikane të Kosovës (OAK), Arian Zeka, shpalosi të gjeturat e studimit mbi ndërmarrjet prodhuese në Kosovë, të cilat tregojnë për rënie të indeksit të konkurrueshmërisë së prodhimit.
Sipas Zekës, ky studim për dallim nga ai i viti 2019 ku 50% e ndërmarrjeve të anketuara ishin realizuar në Prishtinë, këtë herë u bë me 83 ndërmarrje prodhuese nga e tërë Kosova.
“Ka pasur një rënie krahasuar të Indeksit së konkurrueshmërisë së prodhimit të vitit 2019. Mesatarja e indeksit është vlerësuar prej 5.03 nga 10 në total, që do të thotë se nuk mund të jemi të kënaqur dhe duhet të bëhet shumë më tepër nga institucionet përgjegjëse”, tha Zeka.
Nivel më i kënaqshëm i vlerësimit nga ndërmarrjet prodhuese, sipas raportit të Odës Amerikane, është infrastruktura rrugore, ku nga 10 pikë në total është vlerësuar me 6.59.
Ndërkohë, ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari, theksoi problemin e mungesës së punëtorëve profesional si dhe problemet me shtrenjtimin e çmimit të rrymës, që sipas saj paraqet problem për bizneset prodhuese.
“Jemi të vetëdijshëm dhe të informuar mirë që kemi vërtetë mungesë të punëtorëve të kualifikuar. Ministria jonë po përballet me shumë probleme sa i përket plotësimit të pozitave për punëtorët e kualifikuar të nivelit tre e katër. Ka disa studime që thonë se diku deri në 40% nuk mund t’i plotësojnë pozitat në nivelin tre dhe katër, d.m.th. shkollë e mesme në nivelin për arsim profesional”, tha me këtë rast Ministrja Hajdari.
Foli edhe për objektivat e Ministrisë që ajo drejton, duke premtuar kështu avancimin e kornizës ligjore për konkurrencën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Si objektiv strategjik i Ministrisë, është përmirësimi i mjedisit të të bërit biznes dhe zhvillimit të konkurueshmërisë. Do të thotë për të përmirësuar mjedisin e biznesit dhe zhvillimin e konkurrueshmërisë, do të avancojmë kornizën ligjore për konkurrencë”, tha Rozeta Hajdari.