Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“O Sali, o hero, gjithë Shqipëria ty të do”, Berisha pritet mes brohorive nga mbështetësit e tij

Ish-presidenti dhe kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, u prit mes brohorive përpara Kuvendit të Shqipërisë nga mbështetësit e tij.

Berisha u përjashtua nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike pasi u shpall person i padëshiruar nga SHBA-ja më herët, një vendim të cilin e komunikoi dje lideri i kësaj partie, Lulzim Basha.

Thirrjet “O Sali, o hero, gjithë Shqipëria ty të do”, “Basha ik”, ishin më të dëgjuara nga mbështetësit e liderit historik të së djathtës shqiptare.

Berisha përshëndeti mbështetësit e tij, duke treguar dy gishta lartë apo simbolin e demokracisë.

Video: ABC