Idenë e ministrit serb të Punëve të Jashtme Ivica Daçiq për ndarje të Kosovës, gazeta zvicerane “Neuer Zuchrer Zeitung” sot e vlerëson si “balon testues të Beogradit”, transmeton Koha.net.
“Marrëdhënia e Serbisë dhe e Kosovës është temë që Beogradi po e kultivon tash e një kohë të gjatë dhe me këtë rast ai nuk heq dorë as nga propozimet kundërthënës”, shkrua gazeta zvicerane.
“Edhe pse në mënyrë eksplicite nuk është thënë, është e qartë se qëllimi është për ndarjen e Kosovës”, shkruan NZZ, përcjell DW.
Gazeta sugjeron se është vështirë të mendohet që kjo ide të mos jetë nxjerrë në opinion pa marrëveshje me kryetarin serb Aleksandar Vuçiq i cili ka paralajmëruar dialog të brendshëm të Serbisë për Kosovën.
Çështja e ndryshimit të kufijve në Ballkanin Perëndimor historikisht ka qenë gjithmonë me shumë rrezik”, vlerëson në fund gazeta.
- Dy ministra të Serbisë dhe analogjia që Evropa shmang
-
Kosova kërkon izolimin ndërkombëtar të Serbisë
-
Serwer: Vuçiqi po pret mundësinë për ta marrë veriun e Kosovës
-
Koci: Memorandumi i studentëve serbë për Kosovën kopje e atij të vitit 1986
-
Deklarata e Vuçiqit nxit përplasje mes Malit të Zi dhe Serbisë