Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nyjat sanitare në hyrje të objektit të shëndetësisë jashtë funksionit

Tualeti në hyrje të objektit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë është jashtë funksionit, për shkak të prishjeve të nyjave sanitare. Mirëpo pamja në brendi të këtij tualeti është shqetësuese.

Përfaqësues nga Lëvizja Vetëvendosje në Kuvendin e Komunës së Malishevës që edhe kanë ngritur këtë çështje kanë vlerësuar se “këto pamje na turpërojnë si institucione dhe si shoqëri”. Nga ana tjetër, zyrtarët komunalë kanë pranuar se gjendja nuk është në nivelin më të mirë dhe kanë paralajmëruar marrjen e masave adekuate për rregullimin dhe mirëmbajtjen e nyjave sanitare në hapësirat e QKMF-së, shkruan sot më gjerësisht Koha Ditore.

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.