Për rreth 270.000 nxënës, nga të cilët 188.000 të shkollave fillore dhe 80.000 të shkollave të mesme, sot është dita e fundit shkollore nga viti shkollor 2016/2017. Gjysmë maturantët këtë muaj do të regjistrohen në shkollat e mesme. Paraqitja dhe regjistrimi i parë në afatin e qershorit është më 28 dhe 29 qershor.
Maturantët, ndërkaq, nesër (10 qershor) do të testohen për gjuhë të huaj. Për gjuhë angleze janë paraqitur numër i madh i kandidatëve (15.201), për gjuhë frënge 108, për gjuhë gjermane 197 dhe për gjuhë ruse 26 kandidatë. Fundi i këtij viti shkollor kaloi pa testim ekstern të nxënësve, i cili pas katër viteve zbatim, javën e kaluar u hoq në Kuvend.
Artikuj të ngjashëm
-
71 për qind kalueshmëria në Testin e Maturës, rezultate më të larta në anglisht sesa në shqip e matematikë
-
Mbi 19 mijë nxënës i nënshtrohen Testit të Maturës
-
Maturantët hasin në vështirësi aplikimi për Provimin e Maturës Shtetërore
-
Nxënës të 5-sheve dështojnë t’i zgjidhin detyrat e provimit për t’u pranuar në UP
-
MASHTI: Më pak se 50 për qind e nxënësve e kaluan Testin e Arritshmërisë