Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nushi: Çka u duhet serbëve dinari kur në fund do ta marrin buxhetin e Asociacionit

Nol Nushi nga Partia Socialdemokrate ka thënë se serbëve lokalë nuk u duhet asgjë dinari, për të cilin është bërë debat publik pas Rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës, kur ata do ta marrin buxhetin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe përmes kontos në euro.

Të martën në “Interaktiv” të KTV-së, Nushi ka thënë se simbolet e Asociacionit do të rriten në Kosovë.

“Atë çka e ka dakorduar ndërmjetësi me Kurtin në formë të dialogut, Kurti po dëshiron ta shohë si triumf të ligjit me policisë. Çka u duhet atyre dinari kur në fund do ta marrin buxhetin e Asociacionit përmes kontos në euro sepse konto tjera nuk lejohen. Simbolet e Serbisë ndoshta do të ulen në Kosovë, por do të rriten simbolet e Asociacionit, aty ku ke pasur flamur të Serbisë, do të ketë shumë më shumë flamuj të Asociacionit, aty ku ke pasur vula të institucioneve paralele, do të kemi vula të Asociacionit”, është shprehur ai.

Derisa ka folur për dinarin, Nushi ka thënë se Kurti nuk mund ta zgjidhë çështjen pa një dëm të madh për vendin.

“Unë kam frikë se Kurti nuk mund të dalë nga kjo pa një dëm të madh për Kosovën. Kam frikë që dëmet për Kosovën paradoksalisht po shndërrohen në fitore të tij elektorale. Po e mat tensionin aq lart sa kurdo që janë zgjedhjet të garojë me këto kauza, nuk po them që po e bën vetëm për zgjedhje, por po dëshiron ta mbajë temën te vendimet e tij dhe jo t’i zgjidhë ato probleme”, ka theksuar ai.

Edhe Kurti: S’ka Asociacion, pa e njohur Serbia rendin kushtetues të Kosovës Arbëri Kurti: S’ka Asociacion, pa e njohur Serbia rendin kushtetues të Kosovës

Ai ka shtuar se Kurti ka pranuar marrëveshje ku thuhet se çështjet që i prekin të dyja palët (v.j. Kosovën dhe Serbinë), duhet të zgjidhen përmes dialogut, gjë që sipas tij, nuk po e bën Kurti në rastin e fundit me Rregulloren e BQK-së.

“Kurti këtë e ka pranuar vetë pasi nëse i shihni marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel dhe Ohër, thuhet se çështjet që i prekin të dyja palët, këtu përfshihen edhe serbët lokalë, në këtë marrëveshje që e ka pranuar Kurti dhe krenohet me atë marrëveshje, thuhet se palët të gjitha çështjet që i kanë diskutabile duhet t’i zgjidhin përmes dialogut dhe këtë nuk po e bën Kurti në këtë rast”, ka thënë ai.