Telekomi i Kosovës nëpërmes një komunikate për media bën të ditur se Nuredin Krasniqi do ta ushtrojë detyrën e kryeshefit të Telekomit të Kosovës pasi që kryeshefit të deritanishëm Agron Mustafa i kishte skaduar mandati.
Komunikata të cilën e transmeton kp thotë ndër të tjera se Ditët dhe javët e fundit që lamë pas, ishin më të vështirat për Telekomin e Kosovës në aspektin e operimeve dhe vendimmarrjes. Gjendja e krijuar (tashmë e njohur për të gjithë ne dhe opinionin), ishte sfidë dhe përgjegjësi, shpresojmë të mos përsëritet kurrë.
Sipas kumtesës, ndonëse kishte zëra se Këshilli Ndërministror kishte rekomanduar Qeverisë për vazhdim të kontratës për Mustafa, në mënyrë zyrtare apo formale një gjë e tillë nuk kishte ndodhur, pra Telekomi nuk ka asnjë informatë.