Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se deri në orën 16:00 janë numëruar 63.60 për qind të vendvotimeve apo 1.611 nga 2.533, nga votat e kandidatëve për deputetë në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN)
Sipas KQZ-së, procesi i numërimit ka përfunduar në 14 QKN në Deçan, Kamenicë, Novobërdë, Obiliq, Shtërpcë, Suharekë, Viti, Junik, Mamushë, Hani i Elezit, Ranillug, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut.
“Më 16 shkurt, në orë 16:00, procesi i numërimit ka filluar edhe në QKN-në e komunave Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok. Në përgjithësi, procesi i numërimit është duke vazhduar në 24 Qendra Komunale të Numërimit”, thuhet në njoftimin e Komisionit Qendror.
-
Përfundon procesi i numërimit të votave për deputetë në pesë qendra
-
Vazhdon numërimi i votave edhe në 62 vendvotime
-
Numërohen votat për kandidatë në mbi 73% të vendvotimeve, numërimi vazhdon të martën
-
Numërohen votat për kandidatë në mbi 73% të vendvotimeve, numërimi vazhdon të martën
-
Deri të shtunën u numëruan votat për kandidatë në 53.96 për qind të vendvotimeve