Arbëri

Numër simbolik i rrugëve me emra grash

Vetëm 5 për qind e rrugëve të Prishtinës mbajnë emra grash. Komuna e Prishtinës ka emëruar 2 mijë e 150 rrugë, nga të cilat 75 për qind prej tyre kanë emra të burrave. Pjesa tjetër përbëhet nga emra vendesh, datash e ngjarjesh.

Numrin e vogël të rrugëve me emra të grave që kanë kontribuar për shoqërinë, në Rrjetin e Grupit të Grave të Kosovës (RrGK) e quajnë diskriminues.

Nertila Qarri- Gërguri nga Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës ka thënë se kanë bërë përpjekje të ndikojnë sadopak në këtë çështje.

“Emrat e grave figurojnë në shumë pak raste në emërtimet e rrugëve. Në shkurt kemi bërë një kërkesë-propozim në Komunën e Prishtinës. Kemi propozu që me rastin e 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës, sheshi ku është vendosur monumenti “Heroinat”, t`i vihet emri i një kontribuueseje të madhe të të drejtave të grave, zonjës Sevdie Ahmeti”, ka thënë Qarri- Gërguri.

(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)