Klinika e Kirurgjisë Maksillofaciale e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ka arritur të rrisë dukshëm numrin e operacioneve dhe shërbimeve që ofrohen për pacientë, thuhet në njoftimin për media të QKUK.
Sipas statistikave nga kjo klinikë, në muajin tetor ka pasur 152 operacione, e që paraqet numrin më të madh të operacioneve të realizuara gjatë një muaji. Kjo punë është arritur nga ekipi i mjekëve nga kjo klinikë e me përkrahje dhe nga anesteziologët e Klinikës së Anestezionit dhe Mjekimit Intensiv, transmeton Koha.net.
Klinika e Kirurgjisë Maksilofaciale është ndër klinikat që ka më së paku raste për trajtim jashtë vendit. Momentalisht nuk ka listë të pritjes, ndërsa kapacitetin e shfrytëzimit e ka 96% .
Kjo klinikë trajton lëndimet e kockave dhe indeve të buta (aksidentet e komunikacionit, rrëzimet dhe lëndimet aksidentale, infeksionet, tumoret beninje dhe malinje të lëkurës, të kockave, indeve të buta të sistemit orofacial). Po ashtu ofrohet kirurgjia paraprotetikore, deformimet e lindura dhe të fituara të fytyrës dhe nofullave, buzës dhe qiellzës së çarë, sëmundjeve të gjëndrave të pështymës dhe kirurgjisë estetike të fytyrës ku veçanërisht duhet të veçohet kirurgjia ortognatike.
Klinika e Kirurgjisë Maksillofaciale e themeluar më 21 mars te vitit 1983 , është e vetmja klinikë e cila ka shërbim specialistik 24 orësh në Republikën e Kosovës.
Edhe
Prej gjashtë vjetësh, pacientët në pritje për operim në fytyrë
Në kuadër të klinikës funksionon ambulanca specialistike çdo ditë pune me 10.000 pacientë brenda vitit. Në klinikë janë 32 shtretër ku gjatë vitit përafërsisht hospitalizohen 700 pacientë. Operohen rreth 1100 raste, me anestezion lokal apo të përgjithshëm, saktëson njoftimi.
{gallery}