Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nrecaj: Kosova është në fazë të hershme të luftimit të korrupsionit

Albulena Nrecaj, nga organizata INPO, ka thënë se Kosova është akoma në fazë të hershme të luftimit të korrupsionit.

Organizata e saj është pjesë e organizimeve në Javën Kundër Korrupsionit, e për këtë ka folur në “Express Intervistën” në KTV. Duke komentuar aktivitetet brenda kësaj jave, ajo ka thënë se jo vetëm deklarata e ambasadorëve që ishin goditëse ndaj gjendjes së luftimit të korrupsionit, por edhe vetë shoqëria e di mirë se në çfarë raporti është lufta me korrupsionin.

“Akoma jemi në një fazë të hershme të luftimit të korrupsionit. Këtu flasim për luftimin e korrupsionit të nivelit të lartë, të peshqve të mëdhenj, e që populli e di që është fjala për zyrtarët e lartë”, ka thënë Nrecaj.

Për ta, ajo ka thënë se ose nuk janë ngritur fare aktgjykime, ose janë bërë gjykime me dënime minimale.

“Kosova në muaj prill të këtij viti ka miratuar ligjin për ndërprerjen e konfliktit të interesit. Ne si shoqëri civile jemi dakorduar që të monitorojmë këtë proces. Kemi zyrtar që ushtrojnë deri në 7 pozita brenda një orari të punës. E shohim se ky zyrtar nuk mund të jetë efikas në kryerje të punëve dhe në anën tjetër dëmtohet buxheti i shtetit”, ka thënë Nrecaj. “Ajo që po bëjmë është se duke e skenuar gjendjen, duke identifikuar në secilin institucion se sa zyrtar funksionojnë në kundërshtim me këtë ligj dhe duke i bërë publike të bëjmë presion te ministritë që të mos lejojnë shkeljen e këtij ligji”, ka shtuar më tej.

Edhe Nrecaj për Qeverinë Kurti: Zero luftë kundër korrupsionit, s'ka pasur as strategji Zgjedhjet 2025 Nrecaj për Qeverinë Kurti: Zero luftë kundër korrupsionit, s'ka pasur as strategji

Tutje, Nrecaj ka thënë se Prokurimi vazhdon të jetë më i ekspozuari ndaj korrupsionit. E problem kryesor mbetet planifikimi i tenderëve. Shembull për këtë ka marrë rastin e blerjes e shtretërve nga QKUK-ja, që janë më të mëdhenj se sa dyert e dhomave të këtij kompleksi spitalor.

Nrecaj ka thënë se institucionet kanë problem edhe me menaxhimin e kontratave.

Ajo ka thënë se nuk ka një matje të saktë se në çfarë mase e raportojnë korrupsionin qytetarët.

“Por nëse e shohim besimin e qytetarëve të Kosovën në institucionet e drejtësisë është shumë i ultë, dhe kjo i demotivon qytetarët që të bëjnë kallëzime për afera korruptive”, ka thënë Nrecaj, derisa ka shtuar se përveç kësaj është edhe çështje e mendësisë së qytetarëve për ta luftuar korrupsionin.

Kur ka folur për sistemin e drejtësisë, ajo ka thënë se nuk se mungon.

Edhe Nrecaj: S’ka vullnet as nga Qeveria as nga sistemi gjyqësor e ai prokurorial për reformë në drejtësi TEMPUS Nrecaj: S’ka vullnet as nga Qeveria as nga sistemi gjyqësor e ai prokurorial për reformë në drejtësi

“Më nuk është problem mungesa e stafit, e duhet shtuar se edhe pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve janë në nivel të kënaqshëm”, ka thënë ajo, teksa ka shtuar se korrupsioni në masë të madhe nuk luftohet për shkak të ndërhyrjeve politike.

“Ne jemi duke kërkuar që të bëhet një proces i vetingut, pikërisht për shkak të besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë. Vetingu do ta kthente besimin”, ka thënë Nrecaj. “Natyrisht, se nuk besojmë se të gjithë personat që punojnë në sistemin e drejtësisë janë të korruptuar”, ka thënë ajo.