Organizata joqeveritare Iniciativa për Progres- INPO prej disa vjetësh e monitoron punën e Kuvendit Komunal të Ferizajt.
Në një intervistë për “Kohën Ditore”, drejtoresha ekzekutive Albulena Nrecaj ka thënë se Ferizaj është shndërruar në peng të subjekteve politike pozitë e opozitë, të cilat nuk po e përfaqësojnë interesin qytetar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas saj, biznesi e ndërtimet e larta janë fokusi kryesor i subjekteve politike. Ajo ka bindjen se në Ferizaj nuk ka pasur ndryshim të modelit qeverisës në zgjedhjet e vitit 2013. Sipas saj, pushteti aktual nuk ka strategji apo vizion të qartë për menaxhimin e qytetit. Kurse subjektet opozitare, Nrecaj mendon se janë dorëzuar para abuzuesve të ligjit, shkruan sot “Koha Ditore”.
Kjo organizatë ka reaguar kundër shkeljeve ligjore në planet urbane për zonën I dhe VIII, për të cilën gjë Prokurorisë Themelore i ka bërë shkresë për t`u hetuar drejtori për Urbanizëm, siç ka reaguar edhe ndaj zhvillimeve të fundit me shkeljet ligjore procedurale gjatë miratimit të propozimit për debat publik për Planin Zhvillimor Komunal.
Nrecaj insiston se Ferizaj ka nevojë për një qeverisje e cila bazohet në sundim të ligjit dhe në transparencë... (intervistën e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.