N’POST është kompania e parë në Kosovë e cila premton risi të shumta në treg për ta përkrahur zhvillimin e tregtisë përmes internetit.
Në mesin e këtyre risive, N’POST tani ka prezantuar edhe platformën e re të njohur si “QuickQuick”.
Çfarë është QuickQuick?
Thënë më thjesht, kjo është platforma e cila më së shumti e lehtëson bashkëpunimin mes shitësve e blerësve online dhe ofron zgjidhje komplete për shitësit që dëshirojnë ti plasojnë produktet e tyre përmes kanaleve të shitjes Online.
Përveç kësaj, platforma e bën edhe regjistrimin e porosive dhe shumëçka tjetër duke përfshirë komplet procesin e shitjes dhe dorëzimit nga mbledhja tek dyqani i shitësit, mbledhjen e pagesave nga pranuesit e porosisë si dhe dorëzimi i mjeteve të mbledhura prapa tek shitësit (barazimin).
Pavarësisht se në cilin kanal të komunikimit ju shitni produktet tuaja qoftë Facebook, Instagram apo uebfaqe përmes QuickQuick nga N’POST ju mund të përfitojnë nga kjo platformë sepse përmes vetëm 3 informatave e gjenerojnë linkun për t’ua dërguar blerësve dhe porosite pastaj regjistrohen automatikisht në llogarinë e shitësit.
Mjafton që shitësi të tregojë çfarë pako po e zgjedh, çfarë produkti po e shet dhe çfarë çmimi ka.
?Qite biznesin tend online ?Se është lehtë me shitë me QuickQuick ne https://npost.app #npost #quickquick #shitonline #blejonline
Posted by N POST on Wednesday, September 23, 2020
Pse duhet ta përdorni platformën QuickQuick?
– Do të keni më pak gabime në regjistrim të porosive
– Do të keni nevojë për më pak punëtorë që t’i regjistroni porositë
– Porositë do të jenë më të shpejta
– Listën e porosive mund ta eksportoni në formate të ndryshme.
Për më shumë informacione rreth kësaj platforme dhe inovacioneve tjera që pritet t’i sjell N’POST, kontaktojeni kompaninë ose ndiqeni në rrjete sociale.
Linja pa pagesë: 0800-20-400
Tel/Viber: +383 46 100 830
Website: www.nposta.com
Facebook: N POST
Instagram: Npost_official
(Artikull i sponsorizuar nga npost)