Gazeta e Beogradit “veçernje novosti” shkruan sot se kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka refuzuar pakon amerikane për Kosovën, transmeton Koha.net.
Sipas kësaj gazete, meqë kryetari serb e ka vlerësuar të pa dinjitetshme dhe të papranueshme për Serbinë, ai nuk ka dashur ta njoftojë opinioni n me dokumentin e punës rreth zgjidhjes së problemit të Kosovës i njohur si “pakoja amerikane”.
Kosovës dhe Serbisë, në katër shtylla u është paraqitur marrëveshja historike:
1. Asociacioni i Komunave serbe bëhet me kompetenca të gjëra dhe me kompetenca të shtuar në fushën e shëndetësisë,arsimit e kulturës.
2. AKS do të jetë ngushtë e lidhur me nënkryetarin e Qeverisë së Kosovës që do të vinte nga radhët e komunitetit serb.
3. Nga Beogradi pritet t’i mundësojë Kosovës hyrjen në organizata ndërkombëtare, para së gjitha në OKB.
Edhe
Serbia refuzon propozimin e SHBA-së për Kosovën
4. Nëse pala serbe pranon këtë pako, Serbisë do t’i mundësohej hyrja në BE, e SHBA-ja do t’i garantonte asaj përkrahje ekonomike e diplomatike në arenën ndërkombëtare.
Pra, siç shkruan “NovostI”, transmeton Koha.net, “nga shteti ynë shtetet perëndimore presin që për këmbim me formimin e Asociacionin e Komunave serbe të mos bllokohet anëtarësimi i Kosovës në OKB. Kjo për palën serbe është absolutisht e papranueshme dhe shefi i shtetit serbe nuk e ka marrë në shqyrtim këtë ofertë”.