Lidhja me kryeqytetin për qytetarët e Novobërdës, përmes transportit me autobus, nuk zgjati më shumë se tri ditë.
Në fillim të këtij viti, Ministria e Infrastrukturës ua kishte siguruar atyre falas linjën Novobërdë – Prishtinë, ndërsa kompania e kontraktuar këtë linjë e ndërroi për 360 shkallë.
Tashmë linja nuk funksionon ashtu siç parashihet edhe me kontratë Novobërdë -Prishtinë por Novobërdë - Gjilan.
Ky ndërrim drejtimesh nuk po iu konvenon aspak qytetarëve të kësaj ane, pasi thonë se më shumë puna i lidh me Prishtinën sesa me Gjilanin.
Udhëtarët e Novobërdës detyrohen që të udhëtojnë katër kilometra deri në Llabjan dhe pastaj të vazhdojnë për në Prishtinë, për çka shpenzimet janë më të mëdha.
Me ndryshimin e linjës nuk po pajtohen as serbët, të cilët thonë se kjo u ka shkaktuar vështirësi të shumta.
“Unë kam punuar në xeherore për çka edhe e kam gëzuar pensionin. Problemi më i madh është autobusi, të cilit ia kanë ndërruar drejtimin. Kjo lidhje neve nuk na konvenon sepse unë jam invalide dhe më duhet të shkoj njëherë deri në Llabjan, pastaj të vazhdoj deri në Graçanicë. Për një pensionist, pavarësisht se cilit komunitet i takon, është e padrejtë”, ka thënë Dragica Gjorgjoviq.
Edhe
Linja 3A pezullon përkohësisht shërbimet, paralajmërohet pezullim edhe i linjave tjera private
Pavarësisht kërkesave dhe ankesave të shumta drejtuar komunës, ato asnjëherë nuk janë marrë për bazë sipas tyre.
Zyrtarë të komunës së Novobërdës nuk mbajnë përgjegjësi për këtë ndryshim ngase, sipas tyre, janë Ministria e Infrastrukturës dhe Kompania e kontraktuar që i kanë bërë ato.
Drejtuesit e kompanisë "Merkatori" kanë thënë se ata vetëm zbatojnë urdhrat e Ministrisë së Infrastrukturës. Kjo e fundit nuk është përgjigjur në pyetjet e KTV-së.
-
Pa zgjidhje takimi mes përfaqësuesve të kompanive të autobusëve dhe zyrtarëve të Prishtinës
-
Në shenjë proteste, bllokohet transporti i udhëtarëve nga Podujeva në Prishtinë
-
Prej katër ditësh mbeten pa transport publik banorët e 15 fshatrave
-
Banorët e tri fshatrave të Podujevës privohen nga linja që e shfrytëzuan 35 vjet