Prishtinë, 26 maj – Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, priti sot presidentin e Unionit Ndërkombëtar të Noterisë, Marqueno Jose de Lano, zv. presidentin Lucini, kryetaren e Odës së Noterisë së Republikës Kosovës Arbena Shehu, si dhe Fatmir Halimi.
Ministrja e Drejtësisë, Hoxha, tha se është shumë e përkushtuar që sistemi i drejtësisë të jetë në përputhje me standardet më të avancuara ndërkombëtare. "Fokus i ynë është të përmirësojmë shërbimet ndaj qytetarëve, të jenë sa më të mira, më të shpejta dhe efikase për të gjithë qytetarët. Noteria në Kosovë është në rrugën e duhur dhe sistemi juridik është më efikas me punën e noterisë, theksoi ministrja Hoxha.
Marqueno Jose de Lano, president i Noterisë, lavdëroi noterinë në Kosovë duke theksuar se ajo i sjell vendit siguri juridike, pa të cilën nuk mund të ketë besim edhe për investime, kredi e përparim social.
Ministrja Hoxha e falënderoi presidentin e Unionit Ndërkombëtar të Noterisë, Marqueno Jose de Lano, dhe zëvendëspresidentin Lucini, për mbështetjen që i kanë dhënë dhe që po i japin Noterisë së Republikës se Kosovës, e cila ka kontribuar që të përmirësohet jeta private e qytetarëve të Kosovës.
-
Nuk ka përmirësim shërbimesh ndaj qytetarëve pa shtrirjen e noterëve në gjithë territorin
-
Unioni Ndërkombëtar i Noterëve e cilëson të dëmshme rritjen e numrit të noterëve në Kosovë
-
Hoxha: Qeveria po punon në përmbushjen e agjendës evropiane
-
Ligji i ri do të bëjë më funksionale noterinë
-
Fakultetet juridike në Kosovës kanë nevojë për përvojat e atyre të Iowas