Arbëri

Njëzetë pacientë me koronavirus po trajtohen në Spitalin e Pejës, një në gjendje të rëndë

Njëzetë pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës.

Nëntë pacientë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi e një pacient është në gjendje më të rëndë shëndetësore.

“Aktualisht po trajtohen 20 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 9 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 1 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 210 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.