Fondacioni për të drejtat e kafshëve, ka njoftuar se sot janë bërë një vit që kur është zbuluar mbajtja ilegale e luanit në një restorant në Gjilan.
Përmes një njoftimi në Facebook, Fondacioni ka shkruar se pavarësisht konstatimit se luani ishte kontrabanduar dhe më pas konfiskuar, ai po vazhdon të mbahet i mbyllur në të njëjtin vend. Fajtor për këtë e shohin mos angazhimin e institucioneve të vend.
“Organizata FOUR PAËS International ka ofruar strehim për luanin në një nga qendrat e saj të shpëtimit, mirëpo deri më tani Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit nuk po i kryen detyrat e veta për të mundësuar transferimin e luanit, përkundër faktit që kemi tentuar disa herë të kontaktojmë direkt edhe Ministrin, z. Blerim Kuçi”, thuhet në njoftimin e tyre.
Fondacioni i ka bërë thirrje ministrit Kuçi dhe zyrtarëve të tjerë që të angazhohen në zgjidhjen e çështjes së luanit dhe të transferohet sa më shpejtë.
-
Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve: Luani i kontrabanduar në Stançiç po përdoret për qëllime komerciale
-
Ministria thotë se po merret me rastin e luanit që në Gjilan po mbahet në një kafaz
-
Reagime e peticion kundër mbajtjes së luanit në një kafaz në Gjilan
-
Luani i cili po mbahet i mbyllur në kafazin e një restoranti në Gjilan, dyshohet se është kontrabanduar
-
Arrestohet i dyshuari që kishte kontrabanduar luanin dhe po e mbante në një kafaz në Stanqiq