Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Një vit i Thaçit president shihet si kontribut në përçarjen pozitë – opozitë

Fiks një vit sot bëhen kur Hashim Thaçi u bë president i Republikës sipas marrëveshjes me LDK-në.

Ai vazhdon të kujtohet si president i gazit dhe protestave të dhunshme jashtë Kuvendit, raporton KTV.

Sipas shoqërisë civile, Hashim Thaçi asnjëherë nuk do të arrijë të jetë njeri unifikues e sipas tyre, i vetmi kontribut që ai ka dhënë për këtë periudhë, është përçarja që ka bërë mes pozitës e opozitës.

Sipas tyre, pak vizita bëri jashtë shtetit, e pak homologë arriti t’i sjellë në Kosovë, madje as në ditën e inaugurimit në prillin e 2016-s kur tentoi të bënte diçka të jashtëzakonshme.

Opozita vazhdon ta quajë presidentin si të papranueshëm, madje ata i bojkotojnë kudo fjalimet që ai i mban.