Pasditen e së premtes, gjenerali Ljubisa Dikovic është larguar edhe zyrtarisht nga posti i shefit të Shtabit të Ushtrisë së Serbisë, duke u zëvendësuar nga Milan Mojsiloviç.
Në një konferencë me gazetarë, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç foli disa fjalë për biografinë e shefit të ri të ushtrisë. Ai përmendi një fakt se Mojsiloviç është i lindur në Kosovë.
“Kam pranuar kërkesën e Dikoviçit për daljen në pension. Dua ta falënderoj për marrëdhënien e tij me Serbinë dhe heroizmin dhe guximin që e kundërshtoi agresionin e NATO-s”, deklaroi Vuçiq, transmeton topchannel.
Në biografinë e Milan Mojsiloviç tregohet se ai është i lindur më 3 gusht 1967 në Mitrovicë.
Po ashtu, ai shërbeu si shef i Departamentit Operacional të Komandës së forcave operative të Armatës së Serbisë si dhe zëvendës komandant i Komandës së bashkuar operative të Shtabit të Përgjithshëm dhe Komandantit të Ushtrisë.
Në periudhën e një viti, nga tetori 2013, ai shërbeu si kryetar i grupit këshillimor ndërkombëtar në Qendrën për Bashkëpunim të Sigurisë RACVIAC.
-
KFOR-i njofton për takimin e komandantit Barduani me shefin e ushtrisë serbe në Beograd
-
Mojsiloviq: Ushtria serbe është e gatshme të ndërhyjë në Kosovë
-
Kreu shtetëror dhe ushtarak i Serbisë te kufiri me Kosovën
-
Serbia heq gatishmërinë më të lartë të luftës me Kosovën
-
Serbia vazhdon ta mbajë ushtrinë në gjendje të lartë gatishmërie