Disa vende të Bashkimit Evropian nuk janë duke u bindur se Kosova e ka përmbushur kriterin për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, pavarësisht vlerësimit të Komisionit Evropian.
Sipas analistit për politika të Bashkimit Evropian, Taulant Kryeziu, Franca, Holanda e Belgjika nuk do ta ndryshojnë vlerësimin e tyre për vizat derisa institucionet e Kosovës vazhdojnë ta bëjnë të kundërtën me luftimin e korrupsionit, raporton KTV.
Ai përmend rastin e konkursit për noterët dhe marrëveshjen me një kompani amerikane për lobim jashtë vendit.
Edhe kryetarja e Komisionit për Integrim Evropian, Blerta Deliu-Kodra, thotë se çështja e heqjes së vizave për Kosovën do të futet në agjendën e Këshillit të BE-së, vetëm kur vendet anëtare të kenë konsensus ndërmjet vete.
Por, ndryshe deklaron kryeministri Ramush Haradinaj.
Komisioni Evropian një vit më parë ka konstatuar se janë plotësuar kriteret e caktuara por deri më tani Këshilli i Ministrave nuk e ka futur as në agjendë çështjen e heqjes së vizave për kosovarët.
-
Një tjetër vit pa viza – Haradinaj thotë se dita e bardhë nuk është larg
-
Ecja vit pas viti pa liberalizim
-
Prapë premton Haradinaj, në dhjetor thotë bëhet liberalizimi i vizave
-
Agjenda e BE-së demanton pritjen e Haradinajt për vizat
-
Alarmohen institucionet e Kosovës për paqartësitë rreth heqjes së vizave