Komuna e Podujevës do ta emërtojë të martën një rrugë me emrin e ish-eurodeputetes, Doris Pack, e aty do të jetë prezente edhe ish-zyrtarja gjermane.
Komuna njoftoi se ceremonia do të mbahet në orën 14:00, ku do të marrë pjesë edhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi.
“Njoftohen të gjitha mediat se të martën, më 18.06.2024, në orën 14:00 do të mbahet ceremonia e emërtimit të një rruge në qytet me emrin e ish-eurodeputetes, Doris Pack. Në këtë ceremoni do të marrin pjesë Kryetari i Komunës së Podujevës, z.Shpejtim Bulliqi dhe ish-eurodeputetja, Doris Pack. Vendi: Nga kryqëzimi i rrugës ‘Agron Rrahmani’ dhe ‘Ali Ajeti’ deri te kryqëzimi me rrugën ‘Bedri Bajrami’ dhe ‘Fahri Fazliu’”, thuhet në njoftimin e Komunës.
Ish-eurodeputetes Pack i ishte ndarë edhe “Urdhri i Lirisë” nga presidentja Vjosa Osmani, për kontributin e dhënë në lirinë e Kosovës.
-
Një rrugë në Podujevë emërtohet “Doris Pack”
-
Komuna e Podujevës synon të funksionalizojë trafikun urban, të premtuar më 2021
-
Ministria vendos emrat e rinj të rrugëve në veri, Komuna i mbulon
-
Munguan Hoti e Bajrami në tubim, Osmani: I ftoj ata që s’janë këtu t’i bashkohen këtij rrugëtimi
-
Presidentja Osmani mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë”