Me sugjerim të grupit të këshilltarëve të Listës Serbe, anëtarët e kuvendit komunal të Mitrovicës veriore miratuan sot vendimin me të cilin një rrugë në pjesën veriore të këtij qyteti do të quhet sipas kreut të vrarë të Iniciativës qytetare SDP, Oliver Ivanoviq.
Vendimi i këshilltarëve është që rruga ‘Nemanjina’, tash e tutje të quhet ‘Oliver Ivanoviq’.
Pas vrasjes së Ivanoviqit, kolegët e tij të partisë dhe simpatizantët filluan dhe nënshkruanin një peticion duke kërkuar që një rrugë në qytet të pagëzohej me emrin e tij.
Ivanoviqi u vra më 16 janar të këtij viti para selisë së partisë së tij dhe përgjegjësit për këtë vrasje ende nuk janë zbuluar.
Artikuj të ngjashëm
-
Në veri të Mitrovicës shënohet dyvjetori i vrasjes së Ivanoviqit
-
Mitrovica veriore nuk do rrugë me emrin Oliver Ivanoviq
-
Kronikë e KTV-së për vrasjen e Oliver Ivanovqit
-
Rikthehen akuzat ndaj Beogradit zyrtar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit
-
Pesë vjet nga vrasja e Ivanoviqit, familjarët kërkojnë zbardhjen e rastit