Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Një në katër gra në media thotë se është ngacmuar seksualisht

Një në katër gra që punojnë në media kanë thënë se kanë rënë pre e ngacmimit seksual në vendin e punës, sipas iniciativës “Peaceful Change”, e cila ka bërë prezantimin e studimit “Gratë në media” të enjten në Prishtinë dhe Beograd.

Dafina Halili, autore e studimit në Kosovë, ka thënë se mostra e hulumtimit ka përfshirë 265 gazetare, redaktore, producentë dhe prezantuese, të cilat punojnë nëpër platforma të ndryshme mediale. Anketa ishte anonime.

Sipas studimit, 40 për qind e grave në media kanë deklaruar se ngacmimin seksual në punë e ndajnë vetëm me shoqërinë për ta mos rrezikuar vendin e punës.

“Ka mungesë të grave në media në pozita menaxheriale. 21.5 për qind e grave besojnë që fitojnë më pak se burrat për të njëjtën punë brenda redaksisë”, ka thënë Halili.

Sipas studimit, 49 për qind e grave punojnë në televizion, ndërsa 59 për qind e tyre kanë thënë se paga është më e vogël se paga mesatare e Kosovës. 40 për qind prej tyre kanë pagën 300 deri në 600 euro. Vetëm 9 për qind e grave në media kanë pagën 1000 euro.

Edhe Çdo e katërta grua në media thotë se është ngacmuar seksualisht 60 MINUTA Çdo e katërta grua në media thotë se është ngacmuar seksualisht

20 për qind e grave që janë në media, siç thotë studimi “Gratë në media”, kanë qenë të diskriminuara për shkak të pamjes, ndërsa 20 për qind të tjera për shkak të moshës, përfshirë gjeneratat e reja dhe të vjetra.

49.1 për qind e grave kanë thënë se puna ka ndikuar edhe në jetën e tyre private.

“Kjo është e lidhur me njëfarë ideje të gabuar të atyre që menaxhojnë me redaksinë e të cilët mendojnë se gratë gazetare duhet të punojnë 24 orë në ditë. Stigmatizimi që i bëhet grave shtatzëna prej momentit që i jepet pushimi i lehonisë deri te vazhdimi i kontratës”, ka thënë Halili.

70 për qind e grave mendojnë se burrat janë shumë më shumë të pranishëm në media, ndërsa 44.02 për qind e tyre thonë se do ta ndërronin vendin e punës nëse kanë mundësi.

“Sipas anketës, gratë kanë përjetuar edhe sulme seksuale në vendin e punës. Është viti 2023 e ushtrimi i profesionit në media është hala tabu për gratë”, ka thënë ajo.

Ndërkohë, Tamara Skroza, autore e hulumtimit në Serbi, ka thënë e kanë bërë hulumtimin me 401 gra gazetare.

Edhe Edhe sulmohen seksualisht, edhe mbeten pa punë Arbëri Edhe sulmohen seksualisht, edhe mbeten pa punë

26.05 për qind e grave në mediat serbe kanë thënë se kanë qenë të diskriminuara për pamje, ndërsa 30 për qind për moshë.

41.02 për qind e grave në mediat serbe kanë thënë se mendojnë të heqin dorë nga puna, ndërsa 41.08 për qind kanë thënë se pushim i lehonisë varet nga dëshira e punëdhënësit.