Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Një muaj arrest shtëpiak për drejtorin e Shërbimeve Publike të Fushë-Kosovës

Drejtorit për Shërbime Publike dhe Mjedis në Komunën e Fushë-Kosovës, Maliq Berisha, i është caktuar masa e arrestit shtëpiak nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

Siç shkruan “Betimi për Drejtësi”, kjo Gjykatë ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë që të njëjtit t’i caktohet masa e paraburgimit.

Ai është arrestuar të hënën nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare apo autoritetit zyrtar. KOHA kishte marrë vesh që arrestimi i tij ka ndodhur për shkak të investimit në një pronë private gjatë vitit të kaluar.

Këtë vërejtje e kishte theksuar edhe Zyra Kombëtare e Auditimit, ku në këtë projekt për shtrimin e kubëzave në vlerë 81 mijë e 580 euro, komunarët ia kishin shtruar edhe parkingun një biznesi privat, për të cilën gjë KOHA ka raportuar në muajin korrik.