Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Një i vdekur e 2708 raste të reja me COVID-19 të enjten

Në 24 orët e fundit është regjistruar rekord i rasteve të reja me koronavirus në Kosovë. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 2708 raste të reja nga testimi i 10.833 mostrave. Shkalla e pozitivitetit ka arritur në 24.99 për qind.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar edhe një rast me fatalitet. Rasti i vdekjes është një burrë i grupmoshës 30-39 vjeç nga Gjakova.

Janë shëruar 202 qytetarë, ndërsa numri i rasteve aktive ka arritur në 9.771.

Gjatë kësaj periudhe janë administruar 4731 doza të vaksinës anti-COVID.