Xhejla Menatoviq, 27-vjeçare, ka lindur fëmijën e saj në tregun e qytetit të Kamenicës, të dielën.
Mirëpo, kjo nuk është hera e parë që kjo grua lind nëpër hapësira publike. Dy vjet më parë, ajo kishte lindur fëmijën në parkun e qytetit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMenatoviq, e cila i përket komunitetit rom, nuk ka pranuar të flasë para kamerës, por ushtruesi i detyrës së drejtorit të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Kamenicë, Ylber Thaqi, ka thënë se për këtë çështje janë njoftuar nga disa qytetarë, raporton KTV.
Ai thotë që mjekët kujdestarë kanë shkuar në shtëpinë e Menatoviqit dhe kanë konstatuar se gjendja e foshnjës dhe nënës është e mirë.
Por, në Komunën e Kamenicës, ka 4 vjet që, ndonëse është funksional materniteti, aty nuk ka gjinekolog.
Drejtori i Shëndetësisë, Driton Maliqi, thotë se kanë shpallur konkurs por s’ka pasur gjinekologë të interesuar.
Mirëpo, pa gjinekologë, Spitali i Kamenicës do të mbetet edhe këtë vit, përderisa as ordinanca private që kryejnë këtë shërbim nuk ka.