Një 27-vjeçar nga Kavaja ka vdekur nga pasojat e infektimit me COVID-19. Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka njoftuar se i riu ka qenë i infektuar me koronavirus, por nuk ka pasur simptoma.
Ai po ashtu ka vuajtur nga një sëmundje e lindur e gjakut.
“Ministria e Shëndetësisë sqaron se, referuar shërbimit infektiv, një i ri 27-vjeçar nga Kavaja, ka ndërruar jetë si pasojë e aksidentit vaskular cerebral. 27-vjeçari vuante nga një sëmundje e lindur e gjakut dhe ishte asimptomatik për COVID-19. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes”, thuhet në komunikatë.
Të premten në Shqipëri ka vdekur edhe një 43-vjeçare e prekur nga COVID-19.