Nga Spitali rajonal i Gjilanit po transportohej për në Qendrën Klinike Universitare 25-vjeçari A.SH., por gjatë rrugës ai ka vdekur pas një vetaksidenti të shoferit të autoambulancës.
Ai kishte marrë trajtim paraprakisht në spitalin e qytetit pas një aksidenti trafiku, por ishte nisur të dërgohet në QKUK shkaku i plagëve, raporton KTV.
Sipas drejtorit, autoambulanca ishte në gjendje të rregullt.
Në këtë aksident janë lënduar edhe një mjek, një teknik dhe shoferi i autoambulancës.
Sipas Policisë, shkaqet e vetaksidentit ende nuk janë krejtësisht të qarta.
Prokuroria Themelore e Gjilanit ka filluar hetimet për rastin derisa në mbajtje për 48 orë për vdekjen e A.SH., është vetëm personi që kishte shkaktuar aksidentin e parë, në të cilin ishte përfshirë viktima.
Edhe
Një 25-vjeçar vdiq pas aksidentimit të autoambulancës me të cilën po transportohej në QKUK
Sipas njoftimit, O.K që ishte në veturë më viktimën, kishte shkaktuar vetaksident rreth orës 20 në Gjilan, për shkak se nuk e kishte përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës.
Në shtëpinë e viktimës të enjten është hapur edhe e pame. Familjarët shkurt kanë thënë se nuk i kanë të qarta ende detajet nga aksidenti.