“Njerëzit që kanë përdorur dhe që përdorin dhunë për realizimin e qëllimeve politike nuk do të mund të jenë bartës të institucioneve të Republikës së Kosovës”.
Kështu ka thënë presidenti i vendit Hashim Thaçi, në një intervistë për Zërin e Amerikës, kur u pyet për kriteret që duhet përmbushur mandatari i formimit të qeverisë së ardhshme.
Anëtari i Kryesisë së AAK-së, njëherësh zëdhënës i këtij subjekti politik, Muharrem Nitaj, ka thënë se edhe pse nuk dihet për kë e kishte fjalën, i takon Thaçit të japë përgjigje për këtë.
Lexo edhe: Presidenca nuk sqaron se për kë e kishte fjalën Thaçi kur foli për dhunën
Në rast se me fjalën “dhunë”, bëhet fjalë edhe për gazin lotsjellës në Kuvend, dihet se në legjislaturën e kaluar në opozitë ishte edhe AAK dhe Nisma, që bashkë me Vetëvendosjen arritën të ndalin procesin e ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi dhe themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, duke përdorur gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.
Edhe
Presidenca nuk sqaron se për kë e kishte fjalën Thaçi kur foli për dhunën
Në një përgjigje të shkurtër për Koha.net, Nitaj ka thënë se duhet pyetur Thaçi dhe njerëzit e tij për këtë.
“Unë nuk mund të flas në emër të tij”, ka thënë ai.
-
Pantina: Thaçi u bë me dhunë president, nuk i takon të vlerësojë kush duhet të qeverisë
-
Thaçi: Institucionet nuk mund t'i drejtojnë ata që përdorin dhunë politike
-
U mbajt marshi “Bëhu zëri im”, Thaçi u premton përkrahje të mbijetuarave të dhunës seksuale
-
Thaçi: Dhuna, pamje e tmerrshme për Kosovën në botë