Një grup i mërgimtarëve që jetojnë në SHBA kanë marrë iniciativë, duke e themeluar edhe Këshillin iniciues për ndërtimin e shtatores së veprimtarit të shquar të çështjes shqiptare, Adem Demaçi, në qytetin e New Yorkut. Drejtuesit e kësaj iniciative, të cilën e kanë quajtur “Adem Demaçi në shtatore”, njoftojnë se kanë mbajtur mbledhjen e parë, ku dhe publikisht kanë shpalosur projektin e tyre për vendosjen e shtatores së Demaçit në New York të SHBA-së, përcjell albinfo.ch.
Shefki Mexhuani, iniciues i këtij projekti, ka numëruar një varg arsyesh pse duhet të realizohet ky projekt, duke thënë se kjo është edhe ide shpirtërore e përbashkët dhe, si e tillë, duhet realizuar bashkërisht.
Prezent në këtë takim ishin dhe përfaqësues të shoqatave të tjera shqiptare që veprojnë në SHBA.
Këshilli iniciues njofton po ashtu se shumë shpejt do ta bëhet dorëzimi i kërkesës pranë autoriteteve amerikane. Anëtarët e Këshillit janë: Gjek Gjonlekaj, Shefki Mexhuani, Gani Shehu, Naim Qelaj dhe Veton Grajçevci.
-
Adem Demaçit do t'i ngrihet shtatorja 4 metrash te rrethrrotullimi në hyrje të Prishtinës
-
Një 28 nëntor tjetër pa shtatore të Adem Jasharit në Prishtinë
-
Prishtina cakton lokacionin për shtatoren e Adem Jasharit
-
Marsi rikthen zotimin e radhës për shtatoren e Adem Jasharit në Prishtinë
-
Harrohet projekti për shtatoren e Adem Jasharit, avullohen votat e qytetarëve