Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nismë për ndërtimin e një shtëpie në Gjilan për fëmijët e braktisur

Komiteti për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë (KGJKP) e ka përkrahur nismën për ndërtimin e një Qendre për fëmijët e braktisur në Gjilan dhe i ka rekomanduar Kuvendit Komunal ridestinimin për këtë qëllim të një lokacioni në lagjen “Zabeli i Sahit Agës”, i cili më herët ishte ndarë për një shtëpi të pleqve, por projekti kishte dështuar.

Sadudin Berisha, drejtor për Kadastër, ka thënë se një shoqatë ekonomike-kulturore në Prishtinë, ka kërkuar bashkëpunim nga Komuna e Gjilanit, për ndërtimin e një qendre për fëmijët e braktisur, meqë kanë siguruar një donacion nga shteti i Kuvajtit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“I mbetet Kuvendit të Komunës që të miratojë vendimin për caktimin e lokacionit në lagjen “Zabeli i Sahit Agës”, në një pronë, e cila identifikohet në emër të Republikës së Kosovës e të cilën Kuvendi Komunal i Gjilanit, në vitin 2009 e ka shpallur zonë me interes të veçantë. Ndërkaq, Drejtorisë së Gjeodezisë, Kadastrës dhe Pronës i mbetet për detyrë që t`i qaset ri-destinimit të kësaj parcele për nevoja të ndërtimit të një shtëpie për fëmijët e braktisur”, ka thënë Berisha.

Kjo nismë është përkrahur nga anëtarët e Komitetit, Refik Shala (LDK), Fadil Hajdari (PDK) e Sami Ahmeti (LDK), kurse Arjeta Rexhepi (VV) ka thënë se ajo ka dyshime, meqë sipas saj, “nuk është bërë një analizë e mirë e këtij projekti paraprakisht”.

Edhe Venhar Haziri (LDK) tha se shumë gjera rreth këtij projekti janë të panjohura.

Kryesuesi Refik Shala ka thënë se duhet mirëpritur këtë investim, sepse “zgjidh problemin e strehimit të fëmijëve të braktisur, deri në moshën 6-vjeçare si dhe krijon mundësi për hapjen e disa vendeve të punës”.