Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nisma s’e do Thaçin për kryenegociator, thotë ka hipotekë që e ka denigruar vendin

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Enver Hoti, në Interaktiv të KTV-së ka folur për rolin e kësaj partie në Qeveri.

Platformën e Qeverisë së Kosovës, për finalizimin e dialogut me Serbinë, për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve, Hoti tha është mirë që për të do të diskutohet në Kuvend.

“Është mirë që për herë të parë Qeveria i ka ofruar hapësirë Kuvendit. Kuvendi gjithmonë është anashkaluar. Iniciativa e Qeverisë të sjell një platformë për të cilën do diskutohet në Kuvend është sinjal i mirë”, tha ai.

Ai ka thënë se kjo është iniciativë e domosdoshme sepse ka dy elemente. Një që Kuvendi po bëhet pjesë aktive në bisedimet me Serbinë, dhe dy që Serbia s’do të shkojë në bisedime pa atë platformë.

Por, ai tha se Nisma Socialdemokrate e ka treguar qartë se është e vendosur që dialogu të jetë në interes të shtetit, dhe se nuk e do Thaçin t’i udhëheqë ato bisedime.

Edhe LDK-ja e Nisma pro takimit të ftuar nga Hoti, VV-ja kundër Arbëri LDK-ja e Nisma pro takimit të ftuar nga Hoti, VV-ja kundër

“Nuk e kemi në temë kush të jetë bartës. Por, mendojmë që Thaçi s’duhet të jetë negociator i këtyre bisedimeve. Ne mendojmë që përpos që Thaçi ka një hipotekë që e ka denigruar këtë aspekt dhe ka sjellë pasoja në vend, nuk mendojmë që ai sjell konsensus. Por, tani jemi të fokusuar në platformën”, tha ai.

Hoti tha se koalicioni qeverisës, nuk është i përçarë, por pranon se ka mos përputhje mes tyre.

“Në përfundimin e bisedimeve, Kosova duhet të dalë e fortë”, tha ai.

Hoti tha se Nisma Socialdemokrate mendon se është më me rëndësi përmbajtja e platformës se sa kush do t’i udhëheq këto bisedime.

“Deri tani janë biseduar tema që as s’duhej të hapeshin atje”, shtoi Hoti.

“Nëse kërkohet të votohet që Thaçi të jetë bartës i bisedimeve, atëherë do të shohim, s’do ta deklarojmë votën tani. Por, deklarimet e presidentit se duhet të ketë kompromis, për neve mbeten shqetësuese”, tha ai.


Hoti: Opozita e ka humbur rrugën, s’i do as zgjedhjet

23:46 - Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Enver Hoti, në Interaktiv të KTV-së ka folur edhe për tryezat e organizuara nga partitë politike.

Ai ka thënë se bisedime të tilla rreth subjekteve politike duhet të ketë vazhdimisht.

Por ka shprehur mjaft kritika, siç ka thënë, duke e parë rrjedhën e këtyre takimeve.

“Kanë ardhur në tryeza pa qëndrime të qarta edhe brenda partive të veta. Kjo sikur e ka zbehur këtë nismë të tryezave”, ka thënë Hoti.

Hoti ka thënë se në Nisma pajtohen se duhet të negociohet, por nuk duhet të degradojë në pritjet e qytetarëve nga këto tryeza. Përveç kësaj, sipas tij, “pak a shumë këto e kanë zhvendos edhe atë anën institucionale, gjë që Nisma mendon se nuk është në rregull”.

“Gjithë ato tema mund të diskutohen edhe në Kuvendin e Kosovës, dhe kjo nuk mund të zhvleftësohet”, ka thënë ai.

Ka folur edhe për zgjedhjet të cilat po i kërkon opozita, derisa ka shprehur shumë kritika në adresë të saj.

Edhe Hoti thotë se s’ka nevojë për platformë për dialogun, kritikohet nga opozita e AAK-ja Video Hoti thotë se s’ka nevojë për platformë për dialogun, kritikohet nga opozita e AAK-ja

keq të shihet një opozitë që ka aq shumë numra dhe që është aq e pa rrugë në të bërit opozitë. Opozita e ka humbur rrugën. Unë do të doja që kushdo që është në pushtet të ketë një opozitë të fortë që e monitoron dhe e mbikëqyrë. Fatkeqësisht kjo opozitë nuk është e tillë”, ka thënë ai, përcjell Koha.net.

“Ne mendojmë se nuk janë të gatshëm as vetë opozita për zgjedhje, është veç një zhurmë. Ne ndoshta nuk kemi një shumicë çfarë do të dëshironim, por janë numrat sa për të qenë një qeveri funksionale. Opozita kur e shohin se nuk ka mjaftë deputetë të pozitës aty, tërhiqen dhe bëjnë që mos të kalojnë shumë ligje. Kjo për ne është një papjekuri politike”, ka thënë më tej Hoti.


23:59 Nisma s’është e kënaqur me numrin e madh të ministrave, por thotë se s’mund t’i shmanget

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Enver Hoti, tha se Qeveria Haradinaj ka veprime të shumta që ka marrë me vështirësi, duke e përmendur edhe Trepçën, për të cilën thotë se është neglizhuar shumë.

Hoti në Interaktiv të KTV-së, foli edhe për rritjen e pagave nga Haradinaj, për çka tha se s’ishte vendim i mirë në këtë kohë.

“Veprimi për rritjen e pagave s’ka qenë i duhur. Ndoshta ka pasë dilema. Por, megjithatë, mendoj që nuk është dashur të ndodh në këtë moment rritja e pagave”, tha ai.

Hoti tha se Nisma bënë thirrje të sillet ligji për Qeverinë.

Ai, ka folur edhe për numrin e ministrave nga kjo parti, por thotë se edhe pse s’bie dakord me numrin e madh, s’ka se s’i t’i shmanget asaj.

“Ka më pak se 13 ministria. Por tani jemi pjesë e koalicionit, s’kemi mund si t’i shmangemi. “Nisma nuk është e vullnetit të ketë kaq shumë ministri. Kemi pasë marrëveshje të mëhershme dhe e kemi ulur numrin e ministrave, pjesa e zv/ministrave ka dalë si pasojë e disa zhvillimeve që s’kemi mundur t’i shmangemi”, numër të cilin Hoti thotë se është normal.

Emërimin e Mendim Rugovës, koordinator për çështje të ambientit dhe Rexhep Hotit për kulturë, Hoti nuk e sheh të arsyeshme.

“Kjo është rezultat e mos pasjes së ligjit për Qeveri. Kjo është pika e dobët e Qeverisë. Është Qeveri vendimmarrëse por ka edhe pika të dobëta.

Emërimin e Njazi Thaçi, si u.d i drejtorit të KEK-ut, Hoti thotë se nuk është mirë që po ndodhin nga emërime nga politika dhe s’pret që ata të kryejnë punë të mirë.

“Uroj që të jenë në shërbim të këtyre ndërmarrjeve. Por, nëse shikohet në lidhje të mbiemrave nuk është mirë. Duhet të ketë njerëz me profesionalizëm, por prej tyre pres pak. S’pres që njerëz që janë vendosur nga politika të sjellin diçka të mirë. Bëjmë thirrje që kjo mos të ndodh më, në asnjë ndërmarrje”, shtoi ai.

Edhe Hotit i kontestohet legjitimiteti për ta përfaqësuar Kosovën në dialog Arbëri Hotit i kontestohet legjitimiteti për ta përfaqësuar Kosovën në dialog

Nisma për Kosovën, thotë se s’e ka fuqinë të ndërhyjë në mos emërimet e tilla.

Për emërimet e tilla nga politika, Hoti thotë se vështirë e kemi të lirohemi. “Por mendoj se ka pak ndryshim nga qeverisja e kaluar pra Qeverisja Mustafa”.