Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nisma nis mobilizimin për zgjedhje

Nisma Socialdemokrate ka nisur mobilizimin për zgjedhje, edhe pse ato akoma nuk janë konfirmuar.

Në një takim të sotëm me strukturat dhe aktivistë nga Drenasi, Lipjani e Shtimja, kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka thënë se “zgjedhjet që po vijnë nuk janë thjesht zgjedhje të radhës, por janë zgjedhje vendimtare për të ardhmen e vendit”.

“Te parku i jashtëzakonshëm i Blinajës me struktura dhe aktivistë të degëve tona nga Drenasi, Lipjani dhe Shtimja. Takime parapërgatitore dhe mobilizim i jashtëzakonshëm për betejat zgjedhore. Zgjedhjet qe po vijnë, nuk janë thjeshtë zgjedhje të radhës, por janë zgjedhje vendimtare për të ardhmen e vendit. Nisma është e gatshme dhe me objektiva të qarta”, thuhet në njoftimin e Nismës në Facebook.