Sekretari për ekonomi dhe financa i Nismës për Kosovën, Shyqyri Bytyqi, në një konferencë për media tha se Kadri Veseli e ka obligim që para se të kërkojë një fillim të ri të iu tregojë qytetarëve se ku mbeten premtimet e misionit të ri.
Ai tha se në misionin e ri, Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi kishin premtuar 200 mijë vende pune.
“Ku mbeti liberalizimi i vizave, ku mbeti fondi i investimeve prej 2 milionë eurove. Shëndetësia është në kaos, qytetarët e Kosovës vazhdojnë të kërkojnë shërim jashtë vendit. Po ashtu, kanë premtuar 24 orë rrymë, sot në shekullin 21, në Kosovë ende ka ndërprerje të rrymës”, tha ai.
Sipas tij, "Fillimi i ri" është një mashtrim i ri për qytetarët.
Artikuj të ngjashëm
-
Veseli në Fushë Kosovë: Fillimi i Ri është Kosova sovrane dhe e zhvilluar
-
Veseli në Vushtrri: Fitorja e Fillimit të Ri po shihet në mbarë Kosovën
-
Veseli në Shtime: “Fillimi i Ri” është forcim i shtetit e lartësim i flamurit kombëtar e shtetëror
-
Veseli: “Fillimi i Ri”, për rini që krijon vende pune
-
Veseli: Ne do të jemi garanci e integrimit, jo e izolimit