Zëvendëskryeministrja Albulena Balaj-Halimaj është shprehur se Partia Demokratike e Kosovës duhet të jetë pjesë e Qeverisë Hoti.
Ajo ka thënë se për shkak të nevojës për unitet në dialog me Serbinë dhe për shkak të aktakuzave ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe të parit të PDK-së, Kadri Veseli, duhet të ketë bashkim të PDK-së në qeveri me LDK-në, AAK-në e Nismën.
“Ne e kemi qëndrimin se edhe PDK-ja duhet të jetë pjesë e kësaj qeverie. Për shkak se ne duam të jemi unik përballë Serbisë me dialog dhe secili subjekt politik që i bashkohet kësaj ideje që qëllimi kryesor të jetë njohja mes dy shteteve të jemi më të qëndrueshëm dhe bashkuar”, ka thënë ajo.
Në një intervistë për KosovaPress, Balaj-Halimaj, që vjen nga radhët e Nismës, ka thënë se partneri tjetër i Qeverisë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, nëse nuk i beson më qeverisë duhet t’ia heqë besimin ose të mos bashkëpunojë më me ta, pas deklaratave të kësaj të fundit sa i përket çështjes së dialogut me Serbinë.
“Në disa takime (në dialog) kemi qenë, ndërsa në takimin me (presidentin serb) Aleksandër Vuçiq nuk kemi qenë. Kjo ka qenë ndoshta, ekskluzivisht e drejtë e kryeministrit për të pasur secilin me veti. Nëse do të merrte zotëri Selimin unë do të mbetsha jashtë sepse takimi ka qenë një plus një, e më pastaj ndoshta do të kisha deklarata të tilla edhe unë. Por fare s’është e rëndësishme kjo, sa është se nëse i jep besim me votë dikujt atëherë edhe duhet t’i besosh për tema që i ngritë dhe i fol. Për shkak se kryeministri aty nuk ka thënë asgjë jashtë asaj që jemi dakorduar të tre partnerët e koalicionit. Kur i beson një partneri tjetër është mirë t’i besosh deri në fund, ose në momentin kur nuk i beson më është t’ia heqësh besimin ose mos të bashkëpunosh më tepër me ta”, është shprehur ajo.
Ajo e ka cilësuar joserioze iniciativën e Lëvizjes Vetëvendosje për të rrëzuar Qeverinë përmes një mocioni të mosbesimit.
“Mund të ketë mospajtime të partnerëve në koalicion për tema të ndryshme, por nuk është e domosdoshme të prishet koalicioni për një mospajtim ose një tjetër. Ata kanë dashur të bëjnë një spektakël sepse ata e dinë që nuk i kanë numrat për rrëzimin e qeverisë. Madje nuk e di që i kanë numrat edhe për të vendosur në seancë këtë mocion”, u shpreh ajo.
Edhe
Analistët ftojnë LVV-në ta shqyrtojë mundësinë për marrëveshje edhe me PDK-në
Dallimet me AAK-në, zëvendëskryeministrja nga radhët e Nismës i shfaqi edhe për hyrjen e xhandarmerisë serbe në fshatin Karaçevë të Kamenicës, ku thotë se i besojnë deklaratave të KFOR-it se ato kanë qenë patrullime të përbashkëta.
“Derisa KFOR-i deklarohet ose del me një deklaratë të tillë ne i besojmë dhe vazhdojmë të mendojmë që ato kanë qenë patrullime të përbashkëta. Nuk ka asnjë nevojë që të shqetësohen qytetarët atje. Ne dhe secili qytetar i Republikës së Kosovës është në gjendje të mbrojë me çdo kusht atë vend dhe secilin pjesë të Republikës së Kosovës”, thotë ajo.
Sa i përket menaxhimit të situatës me pandeminë COVID-19, Balaj Halimaj tha se nga data 15 gusht presin të vijnë aparatura të reja për testet RT-PCR. Derisa thotë se çdo rekomandim të IKSHP-së do të kthejnë në vendime, qofshin edhe ato për marrjen e masave më rigoroze.
-
Bytyçi: PDK-ja s’ka interes për qeveri, për LDK-në është më atraktive
-
Nisma do ta mbështesë PDK-në në zgjedhjet e 7 qershorit
-
Kabashi-Ramaj: Xhandarmëria e panevojshme, Qeveria po tenton t’u marrë kompetencat institucioneve të sigurisë
-
Hoxhaj: S’e përjashtoj mundësinë që Kurti pas zgjedhjeve ta përmbysë rendin kushtetues