Arbëri

Nisin punimet për rregullimin e shtratit të lumit Klina në Skenderaj

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi dhe kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari përuruan sot fillimin e punimeve në ndërtimin e shtratit të lumit Klina, tek ura afër shërbimit të zjarrfikësve, me një gjatësie prej 530 metra në drejtim të fshatit Llaushë.

Kryetari Jashari ka thënë se është prioritet i qeverisjes lokale në Skenderaj rregullimi i tërësishëm i shtratit të shtratit të lumit.

“Jam thellësisht i lumtur për realizim të këtij projekti, kjo pasi më nuk do të ketë vërshime nga të cilat më së shumti kanë vuajtur banorët e lagjeve përgjatë shtratit të lumit Klina. Ky është vetëm fillimi i finalizimit të shtratit të lumit në gjithë gjatësinë e tij”, ka thënë Jashari.

Këtë segment e ka financuar Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, e cila do të vazhdojë të mbështesë financiarisht edhe segmente të tjera në vitin e ardhshëm deri në fshatin Kuqicë.