Prokuroria e Tiranës ka filluar hetim për tetë efektivët e FNSH-së të cilët shoqëruan me dhunë sekretarin organizativ të Partisë Demokratike, Sahit Dollapi, gjatë protestës së 11 majit të opozitës së bashkuar.
Në analizimin e pamjeve filmike, prokuroria ka vërejtur se efektivët e kanë goditur Dollapin me shkopa gome, pak çaste pasi ai është rrëzuar përtokë. Ndërkohë për protestën e 11 majit nga policia u arrestuan 50 manifestues, ndërsa Gjykata e Tiranës liroi 30 prej tyre./ABC News
Artikuj të ngjashëm
-
Lëndohen 11 policë nga protesta e PD-së në Shqipëri, 18 të arrestuar
-
Policia në Shqipëri nis hetimet për dhunën në protestën e 7 tetorit
-
Opozita në Shqipëri sërish në protestë të hënën
-
Procedohen penalisht sekretari i PD-së Bardhi dhe 27 protestues të opozitës
-
Protesta në Tiranë, policia procedon 29 persona