Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, priti në një takim kryetarin e Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu.
Ata vlerësuan si të shkëlqyeshëm bashkëpunimin midis Mitrovicës dhe Kukësit, gjithashtu biseduan edhe për situatën në Mitrovicës dhe për çështje tjera me interes të përbashkët.
Siç njofton komunikata nga kjo komunë, Bahtiri dhe Shehu me vënien e kurorave në shtatoret e heronjve dhe dëshmorëve, do të nisin simbolikisht aktivitetet për shënimin e 19 vjetorit të eksodit të shqiptarëve nga forcat serbe.
Në këtë aktivitet do të marrin pjesë edhe përfaqësues të Komunës së Rahovecit. Ky aktivitet përfundon nesër Kukës me një tubim të madh.

Artikuj të ngjashëm
-
Mitrovicasit “Përkujtuan tragjedinë e Festuan lirinë” në 20-vjetorin e eksodit
-
Mitrovica e kujton eksodin, synon bashkimin kombëtar
-
18 vjet nga eksodi i kosovarëve drejt Kukësit
-
Në 25-vjetorin e eksodit qytetarë të shumtë nga Kosova marshuan drejt Kukësit
-
Eksodi i shqiptarëve përkujtohet duke kaluar kufirin në Kukës