Në 26-vjetorin e rrëzimit të monumentit të diktatorit Enver Hoxha, që erdhi pas grevës së urisë së studentëve dhe pedagogëve të Universitetit të Tiranës, presidenti Bujar Nishani i ka akorduar dekoratën “Nder i Kombit” të 723 pjesëmarrësve në atë grevë.
Pesë pjesëtarë, mes tyre dhe Mesila Doda dhe Blendi Gonxhe, tërhoqën dekoratën. Në fjalën e tij, Nishani e cilësoi atë ngjarje si një moment historik për Shqipërinë, ku studentët me vullnetin e tyre i dhanë fund njëherë e mirë asaj çfarë kishte mbetur ende nga regjimi komunist. Por, për Nishanin, misioni i 723 pedagogëve dhe studentëve, ende vijon.
“Misioni juaj historik i asaj kohe ende nuk ka përfunduar. Prandaj ftoj secilin prej jush që të mos i reshtni përpjekjet dhe punët, që të mos i shmangeni përgjegjësisë, përgjegjësisë historike dhe përgjegjshmërisë shoqërore, por që të vazhdoni dhe të kontribuoni denjësisht”, deklaroi Nishani.
-
31 vjet nga rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha
-
28-vjet nga rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës
-
Berisha: Rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës, ngjarja më kulmore e fundit të diktaturës
-
Tirana shënon 27 vjetorin e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës
-
Kurti në përvjetorin e 26-të të protestës studentore bën homazhe te varri i profesorit Ejup Statovci