Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani komenton krizën politike në vend, ku opozita ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit.
Ai u shpreh optimist “se politikanët do të orientohen me ndihmën e Zotit dhe me respekt për njëri -tjetrin të gjejnë zgjidhjen e duhur me më pak pasoja”.
Lidhur me mundësinë e shtyrjes së datës së zgjedhjeve dhe pretendimeve të opozitës, duke folur sot nga Gjirokastra, Nishani tha se data është vendosur.
Ai deklaroi se, “Presidenti e ka dekretuar datën e zgjedhjeve. Të shpresojmë se do të gjendet zgjidhja e ngërçit dhe kjo ditë do ta ndihmojë politikën”.
Artikuj të ngjashëm
-
Kurti: Përgjegjësia për zgjedhjen e presidentit e tejkalon një parti politike
-
Kurti: Mbështetja për ne vetëm sa do të rritet
-
Bajqinovci: Presidenti do të zgjidhet
-
VV-ja pret propozime konkrete për presidentin nga opozita teksa afati po shkon drejt fundit
-
Kurti paralajmëron zgjedhje të njëpasnjëshme nëse nuk zgjidhet presidenti deri më 28 prill